SHBA-ja do ta respektojë rezultatin e referendumit në Greqi

Athinë, 6 korrik 2015 (MIA) - Administrata amerikane do ta respektojë rezultatin e referendumit në Greqi dhe komentin për atë që ndodhi në këtë vend ballkanik do ta tregojë atëherë kur të vlerësojë se është e nevojshme, kumtoi gazeta greke "rialnjuz" nga Uashingtoni, duke iu referuar një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë.

"E respektojmë procedurën demokratike që u mbajt në Greqi dhe që afër jemi duke e ndjekur situatën", ka deklaruar zëdhënësi, i cili është përmbajtur nga detajet për ta komentuar rezultatin e referendumit grek dhe  për vlerësimin e tillë i ka drejtuar në Ministrinë e Financave amerikane.

Zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), gjithashtu u përmbajt nga komentimi i ngjarjes.

Gazeta përkujton se drejtoresha ekzekutive e Fondit, Kristin Lagard, javën e kaluar qartë tha se do të presë që retorika e palës greke të ndryshojë pas referendumit dhe se ajo do t'i ndërmarrë hapat e domosdoshëm.

Një ditë para kësaj deklarate të Lagardit, Greqia miratoi ta paguajë këstin prej 1,6 miliardë euro ndaj FMN-së, me ç'rast u shndërrua në vendin e parë të zhvilluar me obligime më të mëdha ndaj Fondit në historinë 70-vjeçare të tij.

Gjatë kësaj jave Lagard pritet ta konvokojë Këshillin ekzekutiv të FMN-së në seancë speciale, në të cilën duhet të shqyrtohet lutja e Greqisë për vazhdimin e katër muajve të afatit për pagesën e obligimeve të saj ndaj Fondit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail