Erdogan: Sulmet ndaj anëtarëve të SHI-së dhe grupet kurde do të vazhdojnë

Ankara, 24 korrik 2015 (MIA) - Sulmet ajrore të Turqisë ndaj bazave të grupit Shteti Islamik (SHI) në pjesën veriore të Sirisë janë "hapi i parë" dhe aksionet e Ankarasë ndaj anëtarëve të grupeve islamiste, kurde dhe ilegale do të vazhdojnë, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai theksoi se këto grupe duhet ta dorëzojnë armën ose "do t'i pësojnë pasojat".

Erdogan konfirmoi se Ankaraja është dakorduar t'i lejojë SHBA-së shfrytëzim të "kornizave të caktuara" të bazës ushtarako-ajrore Inxhirlik në pjesën jugore të Turqisë për operacione ushtarake kundër luftëtarëve të SHI-së.

Presidenti turk nuk njoftoi hollësi për marrëveshjen, për të cilën përfaqësues të SHBA-së dhe Turqisë deklaruan se është arritur marrëveshje në bisedë telefonike këtë javë me presidentin amerikan Barak Obama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail