Millanoviq: Kroacia nuk mund të mbetet në marrëveshjen e arbitrazhit

Zagreb, 27 korrik 2015 (MIA) - Kryeministri kroat Zoran Millanoviq dhe përfaqësuesit e partive parlamentare sot u pajtuan që Kroacia të dalë nga marrëveshja e arbitrazhit me Slloveninë për kufirin në Gjirin e Piranit, lajmëroi Hina...

Millanoviq pas mbledhjes së gazetarëve deklaroi se pajtohet se miratimi ka zgjatur një kohë të shkurtër dhe theksoi se nuk i intereson nëse ministri slloven i Punëve të Jashtme Karl Erjavec do të japë dorëheqje.

Millanoviq nuk dëshiroi ta komentojë çështjen nëse është dëgjuar me homologun slloven Miro Cerar.

"Ne u pajtuam në diçka nën kushte të caktuara, ndërsa erdhi deri te shkelja e ashpër e marrëveshjes, dhe më tutje nuk mundemi kështu", tha Millanoviq, i cili, ashtu siç tha, nuk beson se ajo do të ndikojë keq ndaj marrëdhënieve të Sllovenisë dhe Kroacisë.

"Nuk e di nëse qëndrimi për spiunim është qëndrim i Qeverisë sllovene, por atë nuk do ta komentoj", tha Millanoviq.

Përndryshe, takimi i sotëm ishte edhe takimi i parë i Millanoviqit me liderin e bashkësisë demokratike opozitare kroate më me ndikim Tomisllav Karamarko që shkaktoi vëmendje të veçantë te mediat kroate të cilat veçanërisht insistuan në zgjatjen e duarve të tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail