Erdogan shpalli fund të procesit paqësor me Kurdët

Ankara, 28 korrik 2015 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot shpalli fund të procesit paqësor me kurdët, duke shtuar se është i pamundur vazhdimi i tij në kushte  kur "militantët i shkatërrojnë unitetin kombëtar dhe integritetin", e Turqisë, lajmëroi DPA.

Procesi paqësor turko-kurd filloi kah fundi i vitit 2012, pas së cilës në fillim të vitit të ardhshëm Partia Punëtore Kurde (PPK) shpalli ndërprerje të zjarrit dhe filloi me tërheqjen e luftëtarëve të saj në Irakun verior. Edhe krahas përparimit fillestar, muajve të fundit negociatat paqore  mbetën në qorrsokak.

Jazi mes Turqisë dhe PPK-së plotësisht u thellua fundjavën e fundit  kur gjatë sulmit të anëtarëve të grupit humbën jetën dy policë turk. Sulmi, vijoi pas bombardimeve të aviacionit ushtarak turk në caqet e luftëtarëve kurd në Irakun verior të premten, pas së cilës PPK-ja shpalli fund të armëpushimit.

Aeroplanët turk i përfunduan sulmet ndaj caqeve të PPK-së, por edhe të grupit xhihadist Shteti Islamik në Irak dhe Siri, si përgjigje e sulmit vetëvrasës me bombë të javës së kaluar në qytetin turk Suruç, me ç'rast humbën jetën  32 persona.

Bombardimi ndaj caqeve të PPK-së në Irak ka rezultuar edhe me protesta të dhunshme të kurdëve në shumë qytete turke, ndërsa natën e kaluar ishte kryer sulm edhe ndaj gazsjellësit për transport të gazit nga Irani deri në Turqi, për çka tani për tani askush nuk ndërmori përgjegjësi.

Erdogan sot paralajmëroi se edhe krahas ndërprerjes të procesit paqësor, autoritetet nuk do ta ndalojnë Partinë demokratike kurde të popujve (HDP), e cila në zgjedhjet  në qershor për herë të parë siguroi vend të deputetëve në Parlamentin turk, por theksoi se  nuk është kundër disa anëtarëve të tij të ndërmeren masa për shkak të lidhjeve me militantët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail