Mediat greke: Prokuroria kërkon gjykim për Varufakisin për shkak të "Planit B" të tij

Athinë, 29 korrik 2015 (MIA) - Prokuroria publike greke ka kërkuar që ish-shefi i Financave të shtetit Janis Varufakis të dënohet për shkak të planit të tij B, me të cilin është parashikuar dalje të shtetit nga eurozona dhe vendosje të sistemit paralel për pagesë, publikojnë gazetat në Athinë.

Gazeta "Etnis" publikoi se në parlamentjanë pranuar dy kërkesa për procese gjyqësore kundër ish-ministrit të Financave, si dhe kundër personave të tjerë të involvuar në planin skandaloz.

Prokuroria konsideron të dorëzojë kërkesë në parlament që të kërkohet marrje të imunitetit për Varufakisin.

Lideri i Demokracisë së Re opozitare Evangelos Mejmarakis gjithashtu kërkoi përgjegjësi politike nga Varufakisi dhe të nxirret para komisionit anketues parlamentar.

Me titullin "Lord Lajman, miku i Varufakisit dhe arkitekt i të mërkurës së zezë", edicioni elektronik grek i njuz/in e citon lordin (përfaqësues i lartë në qeveritë e Taçerit dhe Mejxhorit) i cili pohon se plani i prezantuar nga Varufakisi në forum ekonomik në Londër më 16 korrik nuk ka qenë plan për dalje të shtetit nga unioni valutor, por plan për aksion gjatë situatës së jashtëzakonshme, plan për likuiditet të cilin Varufakis e ka quajtur plan B, diç që lordi e konsideron si hap logjik.

Gazeta "Ta Nea" e citon ish-ministrin e Finnacave i cili me rastin e gjithë rastit që u bë rreth tij thotë: "E  tradhëtova Ciprasin, por ende mbetëm miq".

Varufakis mund të dënohet edhe për hakerizëm ndaj të dhënave personave nga llogaritë e ppaguesve tatimorë. AI ka dëshiruar që kjo të shfrytëzohet gjatë të përgatiturës nga ai dalje të shtetit nga eurozona derisa janë zhvilluar negociatat me kreditorët evropianë për shpëtim të Greqisë nga falimentimi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail