Shqipëria seriozisht po përgatitet për duelin në futboll me Serbinë

Tiranë, 30 korrik 2015 (MIA) - Shqipëria seriozisht po përgatitet për ndeshjen revanzh të reprezentacionit të furbollit shiqptar dhe atij serb, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në vitin 2016, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme në kryeministrinë e Republikës së Shqipërisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, kreun e FSHF­së, Armando Duka dhe kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi kanë rënë dakord për të vendosur masa strikte në lidhje me këtë sfidë.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm, kryeministri Rama, ka bërë të ditur se policia shqiptare do të ndërmarrë masa të rrepta para kësaj sfide për të shmangur çdo problem të mundshëm,si në natën e Beogradit.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, e  vlefshme për Kampionatin Europian "Franca 2016" , do të zhvillohet në stadiumi "Elbasan Arena". Vendimi është marrë nga FSHA, pasi UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë.

Stadiumi "Elbasan Arena", ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve.

Sipas UEFA-s, stadiumi i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit e mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA­-s, duke pas parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqe që dihen.

Për këtë arsye, ajo vendosi që takimin Shqipëri-Serbi, ta organizojë në "Elbasan Arena".  

Ndërkohë në muajin nëntor, FSHF, do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër. Ndërkohë Federata Shqiptare e
Futbollit ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese për të siguruar plotësisht, ecurinë normale të kësaj ndeshjeje.

Me trepikëshin e marrë nga CAS­i, Shqipëria aktualisht mban vendin e dytë në grup, me 10 pikë, po aq sa Danimarka, me të cilën do të ndeshemi në shtator, ndërkohë që Serbia ndodhet në kuotën e minus 2 pikëve, pa asnjë shpresë për kualifikim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail