Njëmbëdhjetë të infektuar me brucelozë në Rila

Sofje, 30 korrik 2015 (MIA) - Kampionet e marra nga 11 persona në qytetin bullgar Rila, që gjendet në afërsi të Bllagoevgradit, kanë treguar rezultate pozitive në testimin e brucelozës, lajmëroi BTA.

Përfaqësuesi i Inspektimit shëndetësor rajonal nga Qustendili, Dinko Dinev në deklaratë për agjencinë vërtetoi se sot janë konfirmuar  dyshimet për brucelozën në kampionet e 11 banorëve në Rila që dje janë dërguar  për hulumtim  në Sofje.

Sipas Dinev, personat e sëmurë janë të moshës prej 36 deri në 77 vjet.

Ai paralajmëroi se të sëmurët do t'i nënshtrohen kurimit të obliguar dhe rregullisht do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore.

Njerëzit mund të sëmuren nga bruceloza gjatë kontaktit me kafshë të sëmura ose gjatë konsumimit të produkteve nga shtazët me brucelozë. Personat e infektuar zakonisht shërohen me antibiotikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail