Cipras: Qeveria greke nuk kishte plan për dalje nga eurozona

Athinë, 31 korrik 2015 (MIA) - Kryeminsitri grek, Aleksis Cipras sot deklaroi se Qeveria e tij nuk ka pasur kurfarë planesh për dalje nga eurozona, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Cipras deklaratën e këtillë e dha në Parlament, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit, lider i PASOK-ut, Fofi Genimata lidhur me deklaratën e kohëmëparshme të ish-minsitrit të Financave, Janis Varufakis për ekzistimin e "planit B".

Kryeminsitri grek sqaroi se kur partnerët kanë folur për "grekzit", Qeveria është dashur të përgatitej. Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga minsitri i atëhershëm i Financve të përgatisë plan për "mbrojtjen e vendit në rast të gjendjes së jashtëzakonshme".

Gazeta greke "Katimerini" para një kohe të caktuar publikoi transkripte nga biseda telefonike ndërmjet Varufakis dhe investuesve nga Londra, sipas të cilave, gjoja, kryeminsitri Cipras, para se të fitojë në zgjedhjet e janarit e ka autorizuar të krijojë sistem paralel të pagesës.

Në bisedën telefonike, të zhvilluar një javë pasi që ha dorëheqje në funksionin e minsitrit të Financave, Varufakis zbulon se në bashkëpunim me një ekip pesëanëtarësh me muaj ka punuar në planin rezervë prë krijimin e sistemit paralel të pagsës, në rast se Banka qendore evropiane (BQE) e suspendon pagesën e mjeteve për raste urgjente për sistemin inaniar grek, siç nodhi pa mossuksesit të negociatave me Qeverinë greke.

"Katimerini" sqaroi se sistemi paralel ka mundur të unksionojë me pagesë në euro, por përmes natës ka mundur të zhvenoset në hrahmi, nëse kjo nevojitej.

"Kryeminsitri, para se të itojë në zgjedhjet e janarit, më dha dritë të gjelbër të përpunoj 'plan B'. Grumbullova një ekip shumë të aftë, i cili duhej të ishte i vogël, sepse punonte fshehurazi, për shkaqe të dukshme", ka thënë Varufakis.

Ai informoi se ka angazhuar ekspertë për teknoloji informatike nga Universiteti Kolumbia, të cilët do t'i zgjidhnin çështjet për logjistikë he të cilët, sipas planit rezervë, duhej të hynë në sistemin softuerik të administratës tatimore greke - e cila në atë kohë ishte e kontrolluar nga ana e "treshes" (BQE-së, Komisionit evropian dhe FMN-së), në mënyrë që të grumbullohen numrat regjistrues të obliguesve tatimor.

"Vendosëm të hyhet në programin softuerik në Minsitrinë time", ka thënë Varufakis.

Ish-ministri grek i Financave për "Telegrafin" britanik pranoi se transkriptet nga bisedat janë të sakta, por se meidumet greke kanë shtrembëruar disa pohime të caktuara.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail