"Veçernje novosti": Boris Tadiq do të kandidohet për sekretar të përgjithshëm të KB-së

Beograd, 31 korrik 2015 (MIA) - Ish-presidenti serb dhe lider i Partisë socialdemokrate Boris Tadiq planifikon të kandidohet për sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur gazeta e Beogradit "Veçernje novosti".

Sipas informacioneve jozyrtare nga burime diplomatike, Tadiq i shfrytëzon lidhjet e vjetra dhe lobon për kandidaturën e tij, ndërsa kohë më parë ka kërkuar mbështetje edhe nga Franca.

Këshilltarja e Tadiqit, Marina Komad deklaroi se informacionet e tilla janë spekulime mediale.

"Boris Tadiq nuk ka menduar që të kandidohet për sekretar të përgjithshëm të KB-së. Aktiviteti i ri politik është orientuar para së gjithash ndaj politikës së brendshme dhe veprimit opozitar", theksoi Komad.

Edhe Tadiq deklaroi se nuk planifikon të kandidohet për sekretar të përgjithshëm të KB-së, duke vlerësuar se këto janë dezinformime të "mediave të regjimit" të cilët tentojnë ta dobësojnë opozitën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail