Mustafa ngushëllon familjarët e viktimave në Tetovë, ofron ndihmën e Kosovës

Prishtinë, 4 gusht 2015 (MIA) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar Qeverisë së Maqedonisë, ka shprehur keqardhjen e thellë për vërshimet me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur në Tetovë.

Kryeministri kosovar, Mustafa, në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Maqedonisë dhe familjarëve të njerëzve që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore.

Mustafa, po ashtu ka shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ofrojë çdo lloj ndihme, brenda mundësive të saj, për Republikën e Maqedonisë në tejkalimin e kësaj situate.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail