Süddeutsche Zeitung: Marrëveshja – një lloj njohje për KosovënBerlin, 27 gusht 2015 (МИА) - Gazeta prestigjioze gjermane „Süddeutsche Zeitung” i ka kushtuar një artikull të gjatë relacionit Kosovë-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të fundit në Bruksel ndërmjet dy shteteve.
Në këtë artikull theksohet se për Kosovën kjo është një lloj njohjeje dhe përafrim i Kosovës me BE-në dhe do të sjellë përparim edhe për liberalizimin e vizave.
Gazeta paraqet edhe një skepticizëm lidhur me implementimin të marrëveshjes së vitit 2013, por kjo e fundit paraqet lehtësime konkrete për jetën e qytetarëve, sidomos për telekomin dhe energjetikën.
Në këtë shkrim, thuhet se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do ta ketë statusin vetëm "mbikëqyrës" dhe assesi "autoritet i pavarur".
Për këtë ka paralajmëruar edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se do të ketë shumë zemërim në detaje.
Derisa, më optimist është treguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është cituar nga gazeta gjermane duke thënë se kjo marrëveshje është njohje e Kosovës nga ana e Serbisë.
|