Përfaqësuesit e BE-së do të udhëtojnë në Greqi që të ndihmojnë në ballafaqimin me refugjatët

Athinë, 31 gusht 2015 (MIA) - Bashkimi Evropian do të dërgojë përfaqësues të tij në ishujt lindorë në Detin Egje dhe Pire që t'ju ndihmojnë autoriteteve greke që të ballafaqohen me fluksin e madh të refugjatëve dhe emigrantëve.

Kjo marrëveshje është bërë gjatë takimit të javës së kaluar midis përfaqësuesve të Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit (EKPA) dhe qeverisë greke në Athinë.

Gazeta "Katimerini" mëson se një personel i EKPA do të dërgohet në ishujt grekë ku gjatë muajve të kaluar kanë mbërritur mijëra refugjatë, kryesisht nga Siria. Ata do të ndihmojnë që të njoftohen refugjatët për atë se si mund të aplikojnë për azil.

Në Pire do të stacionohen 15 përfaqësues evropianë të cilët do t'ju ndihmojnë autoriteteve greke të zhvendosin 14.000 refugjatë nga Greqia një pjesët e tjera të BE-së. Drejtori ekzekutiv i EKPA, Robert Viser për "Katimerini" deklaroi se Greqia, gjithashtu, është dashur të bëjë më shumë që të sigurohet se refugjatët janë regjistruar me rregull.

"Vendet-anëtare duhet ta dinë identitetin e secilit që hyn në territorin e tyre. Greqia nuk është përjashtim", theksoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail