SYRIZA kërkon mandat të fuqishëm nga populli grek

Athinë, 1 shtator 2015 (MIA) - Zëdhënësja e SYRIZA-s, Olga Garovasili u ka bërë thirrje grekëve që edhe një herë t'i japin partisë mandat të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme më 20 shtator.

"Mandat i fuqishëm qeverisë së SYRIZA-s që të shpëtohet vendi nga situata e rëndë, në të cilën e sollën 40 vite politikat e këqija", deklaroi Garovasili për një radio greke.

Ajo theksoi se SYRIZA nuk do të bashkëpunojë me Demokracinë e Re për shkak se dy partitë janë të ndryshme edhe ideologjikisht edhe politikisht, duke shtuar se SYRIZA "nuk mban ngarkesa të njëjta".

"Ne kemi qëllime tjera", shtoi ajo.

Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras sot nga Kreta do ta fillojë fushatën e tij zgjedhore në nivel nacional.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail