Rama-Vuçiç: Bashkëpunimi shqiptaro-serb, e vetmja rrugë për rajonin

Vjenë, 1 shtator 2015 (MIA) - Gjatë punimeve të Samitit të Vjenës, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç ishin të ftuar në një debat përballë njëri-tjetrit në emisionin "Fqinjësia" (Okruzenje), ku folën për sfidat ekonomike dhe politike në marrëdhëniet mes dy popujve.

Kryeministri Rama tha se është hapur një faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Ne nuk kemi shpikur këtë nismë. Ne themi gjënë e duhur kur themi që Shqipëria dhe Serbia, por edhe shqiptarët dhe serbët në tërësi, mund të bëjnë për Ballkanin atë që bënë francezët me gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunimi rinor ishte një nga instrumentat e atij procesi historik që solli formësimin e BE-së dhe ne e kemi vendosur këtë", tha Rama.

Edhe Vuçiç i mëshoi bashkëpunimit.

"Ka shqiptarë që janë racistë ndaj serbëve, ashtu siç ka serbë që janë racistë ndaj shqiptarëve. Qëndrimet raciste janë dhe nuk kanë ndryshuar tërësisht. Në mënyrë që të ndryshojmë duhet të bashkëpunojmë. Jemi dy popujt më të shumtë në Ballkanin Perëndimor dhe do të jemi edhe për 50 vite të tjera, ndaj duhet të bashkëpunojmë", tha Vuçiç.

Njëra prej fushave më të rëndësishme ku potenciali për të përfituar dy vendet është i madh, është energjia.

"Të kemi një treg të përbashkët dhe administrim të përbashkët të energjisë, do të shikojmë që do të fitojnë të dyja palët dhe nëse ky treg është rajonal, rajoni ka potencial të shesë energji më të ulët me të tjerët", tha Rama.

Lidhur me ndeshjen e kthimit, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ripohoi vendimin për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

"Rama më ka ftuar në atë ndeshje dhe unë do të shkoj në Elbasan të shoh ndeshjen, unë me flamurin serb, Rama me atë shqiptar. Pas kësaj të merremi vesh sesi ndërtuesit serbë të ndërtojnë hotele në bregdetin shqiptar, sesi të eksportojmë disa gjëra të tjera në Shqipëri dhe sesi turistët të vizitojnë dy vendet. Flasim për të rregulluar ekonomitë tona. Kjo është zgjidhja më mirë. Politika normale sjell zhvillim për rajonin, vetëm ajo. Nëse nuk ka politikë normale jemi të humbur politikisht dhe ekonomikisht", deklaroi Vuçiç.

Kosova është ndasia e madhe mes Tiranës dhe Beogradit, por që dy kryeministrat thanë se nuk e shohin si një pengesë për të mos biseduar.

"Ka një mosdakortësi për Kosovën, por ajo që ka rëndësi është që kjo nuk është një arsye për të qenë barrikadë kundër njëri-tjetrit. Është një aspekt që na ndan pa na penguar që të bashkëpunojmë dhe vazhdojnë të hidhen hapa konkretë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, hapa që shkojnë në të mirë të një procesi që kërkon kohën e vet", deklaroi kryeministri Rama.

Rama e cilësoi si turp për Bashkimin Europian që Kosova është i vetmi vend ku njerëzit udhëtojnë me viza brenda Europës.

"Pse Kosova sot është i vetmi vend dhe i vetmi popull pa të drejtë për të lëvizur lirisht në BE? Është një turp dhe një padrejtësi që BE e mban mbyllur atje brenda, një popull që është i vetmi në Europë që nuk lëviz dot pa viza", u shpreh ai.

Vuçiç ripërsëriti qëndrimin serb sa i takon statusit të Kosovës, por tha se ajo nuk duhet të përbëjë pengesë për të dialoguar.

Dy kryeministrat folën edhe për "Shqipërinë e Madhe". Rama tha se ëndrra e shqiptarëve është që të jetojnë në të njëjtën hapësirë, por kjo ëndërr nuk duhet të lihet në dorë të nacionalizmave primitive.

"Ëndrra e shqiptarëve është që të jetojnë në të njëjtën hapësirë. Këtë ëndërr nuk duhet t’ua lëmë në dorë atyre që ushqehen me nacionalizmin e së shkuarës. Ne jemi duke diskutuar një union ekonomik që do të transformojë gjithë hapësirën tonë të përbashkët në një hapësirë pa asnjë barrierë, njësoj si hapësira brenda BE-së. Mundësitë për të qenë bashkë janë tërësisht të tjera sot. Besoj që të gjitha këto vite të të shkuarës janë ushqim për barkun e një nacionalizmi primitiv që nuk ka lidhje me botën që kërkojnë të rinjtë që nuk kanë akoma atë që meritojnë", u shpreh Rama.

Nga ana e tij, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç tha se askush nuk kërkon dhe dëshiron ndryshime kufijsh në rajon.

"Unë e respektoj kryeministrin Rama dhe besoj me siguri vetëm që ai dëshiron Shqipërinë në BE. Ajo që mendoj se është më e rëndësioshme është që askush nuk dëshiron të shohë Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe apo Kroacinë e Madhe, besoj që kërkojnë shtete të suksesshme", tha ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail