Merkel: Marrëveshjet me Kosovën shtytje për Serbinë drejt integrimit evropian

Berlin, 7 shtator 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin, ka thënë se është e bindur se marrëveshjet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit do t’i japin një shtytje të rëndësishme përparimit të Serbisë drejt integrimit evropian.

Siç raporton agjencia sebre e lajmeve "Tanjug", Merkel po ashtu ka thënë se marrëveshjet kanë krijuar një situatë që i kontribuon në mënyrë të konsiderueshme paqes në Ballkanin Perëndimor.

Më 25 gusht, Prishtina dhe Beogradi, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, kanë arritur marrëveshje për energjinë, telekomin, lirinë e lëvizjes dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në Berlin, Vuçiq ka shfaqur shpresën se kapitujt e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE do të hapen gjatë këtij viti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail