Për katër ditë është rritur dyfish numri i refugjatëve në Greqi

Shkup, 11 shtator 2015 (MIA) - Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) mbrëmë kumtoi se numri i emigrantëve ilegal që këtë vit arritën në Greqi është rritur dyfish vetëm në katër ditët e fundit, duke e arritur shifrtën prej mbi 175.000.

Sipas të dhënave të IOM-it, prej fillimit të vitit, e deri dje, në Greqi janë regjistruar gjithsejt 175.375 refugjatë. Të hënën IOM kumtoi se prej fillimit të vitit 2015 në vend kanë arritur 88.204 emigrantë.

IOM vlerëson se rritja e këtillë drastike e numrit të emigrantëve që kanë hyrë në Greqi i referohet valës së prëforcuar të refugjatëve nga Siria, të cilët nga brigjet e Turqisë nisen drejt ishujve grekë.

Të dhënat e IOM-it tregojnë edhe se këtë vit gjithsejt 432.761 emigrantë nga Lindja e Afërt, Azia Qendrore dhe Afrika i kanë kaluar ujërat e Detit Mesdhe, duke arritur në brigjet e ndonjërit nga vendet evropiane, më shpesh në Itali apo Greqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail