Katër mijë refugjatë rekord e kaluan kufirin e Serbisë me Hungarinë në 24 orët e fundit

Beograd, 13 shtator 2015 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit në Hungari nga ana serbe e kufirit kanë hyrë më shumë se 4.000 refugjatë, që është rekord i ri, shpalli sot Bi-Bi-Si-ja  britanike.

Këto 4.000 refugjatë gjatë hyrjes në Hungari  janë kahëzuar drejt një fushe ku gjenden tenda të mëdha, duke i përfshirë edhe tendat  të cilat i përkasin Agjencisë të Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR), lajmëroi korrenspondenti i Bi-Bi-Si  nga Segedin, Nik Torp.

Ai citoi edhe se në kampin e refugjatëve në vendin Reske përfundimisht ka mbaruar vendosja e  infrastrukturës  për pranim dhe sistemim të refugjatëve.

Në internet dje u paraqit një xhirim në të cilin shihet se si në këtë kamp refugjatëve ushqimi u hidhet dhe nuk u shpërndahet, ndërsa autoritetet hungareze ishin ekspozuar në kritika se njerëzit i trajtojnë si kafshë.

Ndërtimi i rrethojës katër metra të lartë mes Hungarisë dhe Serbisë, të cilën e ndërtojnë ushtarët hungarezë, së shpejti do të përfundojë, ndërsa më 15 shtator në Hungari në fuqi do të hyjë ligji sipas të cilit kalimi ilegal i kufirit do të trajtohet si vepër penale.

Sipas Bi-Bi-Si, askush nuk e di se çka do të ndodhë  të martën, kur fillon zbatimi i ligjeve të reja më të ashpra hungareze për migrim.

Nga fillimi i vitit në Hungari kanë hyrë 175.000 refugjatë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail