Hungaria tërësisht e ka mbyllur kufirin me Serbinë

Beograd/Budapest, 14 shtator 2015 (MIA) - Hungaria pasdite e ka mbyllur kufirin me Serbinë, edhe pse kjo u paralajmërua për sonte në mesnatë, kur hyjnë në fuqi ndryshimet e ligjeve me të cilat parashikohet përforcim i konsiderueshëm i kontrollit kufitar, njoftoi televizioni shtetëror serb, RTS.

Qëllimi i ndryshimeve të ligjeve është të pengohet çdo hyrje e refugjatëve nga Serbia në Hungari.

Televizioni informon se pasdite Hungaria ka filluar t'i kthejë të gjithë refugjatët, të cilët kanë tentuar nga Serbia të hyjnë në territorin hungarez.

Në kuadër të kontrollit të përforcuar kufitar në pjesën e kufirit drejt Serbisë, Hungaria ka sistemuar rreth 4.300 ushtarë.

Siç njoftoi Fena, në vendkalimin hekurudhor është vendosur rrethojë me gjemba, ndërsa rreth tij janë sistemuar ushtarë dhe policë në kuaj. Mbi rajonin fluturojnë helikopterë.

Sipas të dhënave të autoriteteve hungareze, sot në mesnatë, e deri në ora 8 në Hungari nga Serbia kanë hyrë 3.280 migrantë. Dje në Hungari kanë arritur 5.809 refugjatë, që paraqet hyrje rekorde e migrantëve në vend për një ditë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail