Hungaria e mbylli edhe hapësirën ajrore mbi kufirin me Serbinë

Budapest, 14 shtator 2015 (MIA) - Hungaria sot e mbylli edhe hapësirën ajrore në një thellësi prej 20 kilometrave nga kufiri i saj me Serbinë, deri në një lartësi prej 1.350 metrash, kumtoi Ministria hungareze e Transportit.

Kjo masë është vendosur me qëllim që të mundësohet përdorim i sigurt i kësaj pjese të hapësirës ajrore hungareze nga ana e policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të ndihmës së shpejtë gjatë ballafaqimit me krizën e refugjatëve, theksohet në deklaratë.

Sipas Ministrisë, mbyllja e hapësirës ajrore, e cila do të jetë në fuqi deri në urdhërinë e ardhshëm, nuk do të ndikojë në trafikun ajror ndërkombëtar.

Hungaria sot e mbylli kufirin me Serbinë për të parandaluar hyrjen e migrantëve në territorin e saj, ku nga pasditja vonë filloi të lështojë refugjatë në grupe të vogla përmes vendkalimit zyrtar të kufirit mes Hungarisë dhe Serbisë, Horgos 2.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail