Një numër i madh i refugjatëve nga mëngjesi presin ta kalojnë kufirin e Serbisë me Hungarinë

Suboticë/Horgosh, 15 shtator 2015 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Horgosh 2" në mëngjes ka numër të madh të refugjatëve, të cilët nga mbyllja e kufirit, gjysmë ore pas mesnate, presin të hyjnë në Hungari, lajmëroi Tanjug nga vendi i ngjarjes.

Në rrugët lokale refugjatët edhe më tutje arrijnë në grupe, ndërsa ata të cilët kanë arritur mbrëmë janë vendosur në tenda personale, të cilat mbrëmë i kanë hapur.

Televizioni shtetëror hungarez M1 lajmëron se refugjatët, të cilët kanë arritur ta kalojnë kufirin  mes Serbisë dhe Hungarisë, me tren do të transferohen drejt kufirit perëndimor të këtij vendi.

Tanjug citoi se në mëngjes në orën 4 në stacionin hekurudhor në Reske është vendosur tren me 16 vagona në të cilin gjatë gjithë kohës ngjiten refugjatë dhe nisja e të cilëve pritet  në orët e mëngjesit ose të paradites.

Në vendkalimin Hegjeshhalom dje në Austri kaluan rreth 13.000 refugjatë, përderisa në mëngjes, të ndjekur nga policia, me tren arritën edhe rreth 1.500 refugjatë, ndërsa pritet edhe ardhja e një treni.

Qendra tubuese në Reske ashtu siç citon, është e zbrazët ndërsa e kanë braktisur edhe përfaqësuesit e organizatave humanitare.

Gjatë asaj kohe, nga ana tjetër e rrethojës, në Serbi te vendi Horgosh, rritet numri i refugjatëve prejse gjatë natës  në fuqi hyri  ligji më i ashpër hungarez për kufirin shtetëror, i cili, mes të tjerash, parashikon dënim me burg deri në tre vjet për ato të cilët ilegalisht do ta kalojnë kufirin. 

Vetë kufiri është edhe fizikisht i mbyllur, prej se, pas ndërtimit të rrethojës, ishte mbyllur edhe vendkalimi i fundit që refugjatët e shfrytëzuan, ndërsa ajo është binarja Suboticë-Segedin, në të cilin dje në orët e pasdites ishte vendosur vagon me tel me gjemba.

Gjatë ditës së djeshme ishte mposhtur edhe një rekord i palavdishëm në Hungari sipas numrit të kalimeve ilegale të kufirit ishin regjistruar 9.380 kalime ilegale, janë dorëzuar 13 paraqitje për kontrabandim të njerëzve dhe janë hapur pesë procedura për falsifikim të dokumenteve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail