Një miliarder egjiptian zhvillon negociata për blerjen e dy ishujve grek në të cilët do të vendos refugjatë nga Siria

Kajro, 15 shtator 2015 (MIA) - Miliarderi egjiptian Nagib Saurisis dje njoftoi se zhvillon negociata për blerje të dy ishujve grekë, në të cilin do të vendosë mijëra refugjatë nga Siria dhe nga zonat e tjera në konflikt.

Në fillim të shtatorit biznesmeni i pasur egjiptian i propozoi Greqisë dhe Italisë të blejë prej tyre ishuj, në të cilët do të pranohen migrantë.

"Do t'u krijoj vende pune, ashtu që do të kyçen në ekonominë e vendit të tyre" njoftoi Sauiris" në Tuiter.

Nga fillimi i vitit mbi 430.000 persona, kryesisht nga Siria, e kaluan Detin Mesdhe, duke ikur nga varfëria apo nga konfliktet në vendet e tyre me shpresë të arrijnë deri në Evropë, tregojnë të dhënat e Organizatës ndërkombëtare për migrim.

"Po shikoj dy ishuj në Greqi dhe tani po zhvilloj negociata me pronarët e tyre. Jemi të gatshëm të negociojmë me ta, nën kushtin që Qeveria greke të japë pajtim që atje të pranohen sa është e mundur më shumë refugjatë. Presim dritë të gjelbërt nga Greqia që të fillojnë me procedurat e nevojshme administrative për pranimin e refugjatëve" theksoi Sauiris.

Sauiris do të takohet me përfaqësuesit e Komisariatit të lartë për refugjatë të KB-së, me qëllim që të bisedojnë për forma të mundshme të bashkëpunimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail