Bukureshti i dënoi planet e Hungarisë për ndërtimin e rrethojës ndaj Rumunisë

Bukuresht, 15 shtator, 2015 (MIA) - Ministria rumune e Punëve të Jashtme sot e dënoi paralajmërimin e shefit të diplomacisë hungareze Peter Sijarto se Hungaria mund të ndërtojë gardh edhe përgjatë kufirit me Rumaninë, sipas shembullit të atij me Serbinë, përderisa refugjatët ndryshojnë marshrutën e tyre dhe të fillojnë të hyjnë në vend nga territori rumun.

"Ndërtimi i rrethojës mes dy shteteve anëtare të BE-së, të cilët janë edhe partnerë strategjikë, është gjest i papërgjegjshëm në pikëpamje politike dhe nuk është në përputhje me frymën evropiane", njoftoi Ministria rumune.

Në kumtesë theksohet edhe se Bukureshti është informuar zyrtarisht nga pala hungareze për plane të tilla, pak para Sijarto sot ta paralajmërojë në konferencën për shtyp në Budapest.

"Vendosëm të fillojmë punë përgatitëse për ndërtimin e rrethojës përgjatë kufirit rumuno-hungarez me gjatësi të arsyeshme, në qoftë se presioni i migrantëve përqëndrohet në Rumani", tha Sijarto.

Për të parandaluar valën e migrantëve të paligjshëm në vend, Hungaria ka ndërtuar tashmë një gardh në kufirin e saj me Serbinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail