Milanoviq: Do të ndihmojmë refugjatët në rrugën drejt Evropës Perëndimore

Zagreb, 16 shtator 2015 (MIA) - Refugjatëve që do të hyjnë në Kroaci do tu lejohet të kalojnë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre në Evropën Perëndimore, ka thënë sot kryeministri kroat Zoran Milanoviq, duke shtuar se gjatë natës nga Serbia në territorin e tyre kanë hyrë rreth 150 refugjatë, lajmëron Tanjug.

"Kroacia në tërësi është e gatshme për të pranuar dhe udhëzuar këta njerëz ku ata duan të shkojnë, dhe është e qartë se ajo është Gjermania apo ndonjë vend skandinav", tha Milanoviq në fjalimin në Parlament.

Milanoviq tha edhe se refugjatët do të munden të kalojnë nëpër Kroaci, respektivisht se Kroacia do t'i ndihmojë për këtë.

"Jemi të gatshëm për një mundësi të tillë", shtoi ai.

Milanoviqi në Saborin kroat tha se për shkak të valës së refugjatëve në vend do të mblidhet seanca e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe me këtë rast i porositi presidentes Kolinda Grabar Kitaroviç se për këtë problem tashmë është përgjegjëse ekskluzivisht qeveria kroate.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail