Serbia pret fluks të ri prej 20.000 refugjatësh

Beograd, 16 shtator 2015 (MIA) - Në javët e ardhshme nëpër Serbi pritet të kalojë fluks i ri prej rreth 20.000 refugjatësh, kumtoi sot Kryqi i Kuq serb, pasi që refugjatët e parë nga qyteti kufitar Shid kanë hyrë në Kroaci, ndërsa ato nga  vendkalimet e mbyllura hungareze pyeten se si të arrijnë deri atje.

Ashtu siç transmeton agjencia Fena, autobusët me refugjatë sot në orët e hershme të mëngjesit filluan të arrijnë nga Presheva,  në qendrën e posahapur pranuese Principovac, në Shid.

Disa dhjetëra refugjatë, të cilët arritën paraprakisht, e kaluan kufirin kroat duke i shmangur vendkalimet zyrtare kufitare, lajmërojnë mediat elektronike të Beogradit, duke i'u referuar burimeve të policisë serbe.

Nëpër Serbi për momentin nuk kalojnë një numër i madh i refugjatëve, por në disa javë të ardhshme  mund të pritet valë e re e rreth 20.000 deri në 23.000, deklaroi përfaqësuesja e Kryqit të Kuq ndaj bazës së informatave për ardhjen e tyre në Greqi.

Ndryshimi i rutës së refugjatëve ka vijuar prej se Hungaria dje i mbylli vendkalimet kufitare me Serbinë. Rreth vendkalimeve janë robëruar disa qindra refugjatë, ndërsa policia hungareze të paktën 260 prej tyre i arrestoi gjatë përpjekjes  ilegalisht ta kalojnë kufirin.

Hungaria edhe më tutje i mban të mbyllur vendkalimet kufitare "Horgosh 1" dhe "Horgosh 2", përderisa disa qindra refugjatë janë  këmbëngulës në qëllimin nga ndërzona ta vazhdojnë rrugën drejt Evropës dhe vendeve skandinave.

RTS nga Horgosh transmeton se disa nga refugjatët, të cilët janë përballur me bllokadë në kufirin hungarez, pyeten se si të arrijnë në kufirin me Kroacinë.

Komunikacioni nga vendkalimi i mbyllur Horgosh ndërkohë drejtohet për në Kelebias.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail