"Katimerini": Rrezik nga valë e re refugjatësh në kufirin greko-turk

Athinë, 16 shtator 2015 (MIA) - Një pjesë e kufirit tokësor ndërmjet Greqisë dhe Turqisë në rajonin verior grek Evros ekziston rreziku të shndërrohet në destinacion të ri për hyrje të refugjatëve dhe emigrantëve në Greqi, parasheh gazeta athinase "Katimerini".

Druajtjet janë edhe për shkak të faktit që një pjesë e murit mbrojtës përgjatë kufirit greko-turk është rrënuar nga vërshimet gjatë dimrit dhe nuk është sanuar.

Gazeta, gjithashtu, thekson se gjatë disa ditëve të kaluara grupi në Fejsbuk "Ndalohet kalimi" ka filluar me transport të organizuar me autobusë dhe automjete private të refugjatëve dhe emigrantëve nga brigjet e Turqisë në drejtim të Odrinit, me qëllim që të evitohet rruga e vdekjes nëpër det.

"Katimerini" thekson se tekste me këtë temë ka pasur edhe në gazetat turke.

Gazeta turke "Zaman" kumtoi tekstin "Sirianët u nisën rrugës së shpresës" drejt Evropës nëpër autostradën Tem. Në tekst është cekur se Greqia duhet t'i pranojë refugjatët sirianë dhe se sirianët janë nisur drejt Odrinit nëpër atë dhe rrugë të tjera.

Gazeta turke "Hyriet", gjithashtu kumtoi se rreth tre mijë refugjatë sirianë, të cilët janë organizuar përmes internetit, udhëtojnë drejt Odrinit me autobusë dhe automjete private të marrë me qira, si dhe se policia i ka ndaluar me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail