Erdogan: Kriza me refugjatë mund të zgjidhet vetëm me përfundim të luftës në Siri

Ankara, 16 shtator 2015 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot vlerësoi se dhënia fund e luftës në Siri është zgjidhja e vetme për krizën aktuale të refugjatëve dhe ndërprerjen e fluksit të refugjatëve, të cilët nga konflikti ushtarak ikin drejt Evropës.

"Mbyllja e dyerëve para këtyre njerëzve dhe vendosja e telit me gjemba në kufij nuk do ta zgjedh problemin me refugjatët. Zgjidhja e vërtetë është ndërprerja e luftës në Siri sa është e mundur më shpejtë", deklaroi Erdogan.

Sipas tij, sirianët dëshirojnë të mbeten të jetojnë në atdheun e tyre, por kjo është bërë e pamundur për shkak të luftës qytetare në vend.

"Nuk mund të mbetemi vetëm vëzhgues, derisa trupat e refugjatëve shtrihen në brigjet e Detit Mesdhe dhe Detit Egje", theksoi Erdogan, duke aluduar në numrin e madh të mbytjes së refugjatëve gjatë përpjekjeve të tyre nëpër rrugë detare të arrijnë deri në vendet evropiane.

Shefi i shtetit  turk i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mobilizohen dhe ta rrëzojnë nga pushteti regjimin e presidentit sirian, Bashar al Asad.

Presidenti turk edhe kësaj radhe e riafirmoi propozimin e tij,  të cilin vendet perëndimore paraprakisht e refuzuan, për krijim të tampon zonës në Sirinë veriore, ku do të priteshin refugjatët.

Nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Turqia në territorin e saj pranoi rreth dy milionë refugjatë sirianë, të cilët në numër më të madh janë të vendosur në kampet për refugjatë. Të pakënaqur nga kushtet për jetë në kampe, një numër i madh i këtyre refugjatëve javët e fundit në mënyrë masive u nisën drejt vendeve të Evropës perëndimore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail