Bullgaria sistemon 1.000 ushtarë në kufirin me Turqinë

Sofje, 17 shtator 2015 (MIA) - Bullgaria sot filloi me sistemimin e 1.000 ushtarëve në kufirin me Turqinë për shkak të situatës së ndërlikuar me fluksin e rritur të refugjatëve, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e vendit.

Sistemimi i ushtrisë do të bëhet hap pas hapi, përgjatë kufirit me Turqinë, thuhet në kumtesë.

"Në ditët e fundit erdhi deri te ndryshimi i situatës dhe është vështirë të parashikohet ku do të orientohet fluksi i refugjatëve, për këtë jemi të përgatitur" deklaroi ministri bullgar i Mbrojtjes Nikolaj Nançev për radion BNR.

Në mëngjesin e sotëm në kufij janë dërguar 50 ushtarë bullgarë, ndërsa edhe 160 mund  të sistemohen deri në fund të ditës, theksoi Nançev.

Bullgaria ndërmerr masa sigurie shtesë, pas informatave se qindra refugjatë sirianë e kanë kaluar natën në qiell të hapur në afërsi të kufirit turko-grek, i cili është në afërsi të kufirit turko-bullgar.

Në 24 orët e fundit rreth 600 refugjatë kanë tentuar të kalojnë nga Turqia në Bullgari, por hoqën dorë nga qëllimi pas panë si është i ruajtur ai kufij, deklaroi sekretari kryesor Ministrisë bullgare i Punëve të Brendshme Georgi Kostov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail