Rrahje mes refugjatëve në Beli Manastir (video)

Zagreb, 18 shtator 2015 (MIA) - Në qytetin kroat Beli Manastir, ku mijëra refugjatë në stacionin hekurudhor tentojnë të hyjnë në autobus apo tren në drejtim të Zagrebit, ka ardhur deri në rrahje mes dy grupeve të refugjatëve, për shkak të së cilës ka qenë e nevojshme të intervenojë policia.

Refugjatët mes vete kanë gjuajtur me gurë, shishe dhe gjithçka që kanë pasur në dorë. Situata në vendin e incidentit edhe më tej është e tensionuar.

Një grup më i vogël i refugjatëve nga Beli Manastiri, rreth 200 persona, mbrëmë sipas informatave jozyrtare kanë tentuar të hyjnë në Hungari, por janë penguar nga policia hungareze, e cila gjoja ka përdorë forcë ndaj tyre.

Në Kroaci në mëngjesin e sotëm deri në orën nëntë kanë hyrë 14.052 refugjatë.

Edhe pse vendkalimet kufitare nga Serbia drejt Kroacisë janë mbyllur, refugjatët edhe më tej arrijnë në Tovarnik dhe përmes të ashtëquajturës kufiri i gjelbër, duke kaluar nëpër fushat me misër posa të hyjnë  në territorin kroat i arreston policia e cila e kontrollon tërë kufirin shtetëror.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail