Turqia paralajmëroi se nuk do të lëshojë refugjatë drejt kufirit me Greqinë

Ankara, 18 shtator 2015 (MIA) - Autoritetet lokale në qytetin kufitar turk Edrene sot kumtuan se refugjatëve nga Siria dhe vendet e tjera nga Lindja e Afërt nuk do t'i lejojnë të kalojnë përmes kufirit tokësor me Greqinë, lajmëroi TASS.

"Thjeshtë nuk mund t'i lejojmë këta njerëz të kalojnë në territorin e Greqisë. Nëse dikush prej tyre kanë bazë për kalim të kufirit, si ftesë apo paralajmërim zyrtar nga ndonjë vend se është i gatshëm t'i pranojë, ne do t'i hypim në autobus dhe do t'i dërgojmë atje. Por, tani për tani asnjë vend nuk ka paraqitur nismë të tillë. Për këtë arsye ne nuk mund të sillemi ndryshe", deklaroi guvernatori i Edrenes, Dursun Ali Shahin.

Në rajonet kufitare të Turqisë drejt Greqisë, prej 14 shtatorit filluan të arrijnë më shumë imigrantë, qëllimi i të cilëve është, siç thonë, "të hyjnë në Evropë". Për momentin, në atë rajon janë grumbulluar disa mijë refugjatë, të cilëve autoritetet turke u dhanë afat deri sot që ta braktisin zonën kufitare.

Refugjatët megjithatë paralajmëruan se nuk kanë ndërmend  ta braktisin zonën e Turqisë, derisa nuk takohen me kryeminsitrin turk, Ahmet Davutollu. Sipas tyre, nëse nuk vjen deri te një takim i tillë, ata janë të gatshëm me vetëiniciativë të nisen drejt kufirit turk me Greqinë.

Guvernatori Shahin, nga ana e tij shprehi keqardhje që nuk u realizua takimi ndërmjet Davutogllus dhe refugjatëve.

"Kryeminsitri ynë është shumë i zënë. Nesër disa përfaqësues të pushtetit lokal do të takohen me kryeminsitrin, ndërsa për gjendjen në rajon do të bisedojnë edhe me përfqësuesit e KB-së dhe BE-së", paralajmëroi Shahin.

Ndërkohë në stacionin qendror të autobusëve në Stamboll edhe më tej ndodhen rreth 1.500 refugjatë, të cilët tentojnë me autobusë të nisen drejt rajoneve kufitare të Turqisë me Greqinë.

Autoritetet turke tani për tnai nuk i lejojnë të nisen drejt kufirit, por i mbajnë ata në rajonin e stacionit të autobusëve, rregullisht duke u siguruar ushqim dhe ujë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail