"EurAktiv": Vallë BE-ja e humb Serbinë

Bruksel, 29 shtator 2015 (MIA) - Derisa mijëra refugjatë vijnë në kufijtë e Evropës, pjesa tjetër e botës, por edhe vetë europianët,  gjithnjë e më shumë dyshojnë në kapacitetet e Brukselit dhe të vendeve-anëtare të BE-së për ballafaqim me krizën e refugjatëve, vlerëson portali në Bruksel "EurAktiv", i cili kryesisht trajton tema të lidhura me Unionin.

Portali konsideorn se kriza e refugjatëve e sjell në pikëpyetje besimin tek BE-ja, për shkak të paaftësisë së saj që të ballafaqohet me valën e refugjatëve dhe për shkak të mosrespektimit të normave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, çështje e cila deri më tani ishte një nga "gështenjat e nxehta" në negociatat e saj me shtetet-kandidate për anëtarësim.

Sipas portalit, kjo posaçërisht vlen për Serbinë, e cila si edhe aspirantët e tjerë për anëtarësim në BE, në Union shikonin një nga liderët më të rëndësishëm botëror.

Por, tani duket se Beogradi tek BE-ja gjithnjë e më pak shikon në institucion i cili mund t'u thotë të tjerëve, çka dhe si duhet të bëjnë. Ndryshimi i këtillë i qëndrimeve është meritë e aksionit të dobët nga ana e Unionit në ballafaqimin me krizën e refugjatëve, konsideron "EuroAktiv".

Këshilltari për çështje evropiane në Asociacionin evropian për agjencitë e komunikimit, Stefan Rangeloviq konsideron se në kushte kur Serbia gjithnjë e më shumë është në goditjetë valës së refugjatëve, BE-ja do të duhet ta shpërblejë nëse dëshiron ta ruajë në rrugën eurointegruese, me atë që do të lejojë hapje të kapitullit të parë të negociatave inkuarduese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail