Kroacia mbetet e hapur për pranim të refugjatëve

Zagreb, 30 shtator 2015 (MIA) - Në Kroaci deri tani kanë hyrë më shumë se 87.000 refugjatë, ndërsa në 24 orët e fundit, 5.800, konfirmoi policia kroate.

Refugjatët arrijnë nga Serbia dhe transporti i tyre vazhdon drejt Hungarisë.

Kryeministri kroat Zoran Millanoviq gjatë vizitës në kampin e pranimit në Opatovac, ku janë vendosur rreth 1.900 persona deklaroi se "Kroacia nuk është në Shengen, por në kujdesin e refugjatëve sillet sikur të jetë".

Ai potencoi se Kroacia nuk ka numër të mjaftueshëm të policëve për sigurimin e kufijve nga hyrja e refugjatëve, ndërsa armata nuk është trajnuar për këtë.

Millanoviq citoi se kriza e refugjatëve duhet të ndalet atje ku filloi, në Greqi, e cila është pika hyrëse në zonën e Shengenit. Kroacia para disa muajve ka aplikuar për inkuadrim në zonën e Shengenit.

"Në një Shengen si ky nuk duam të jemi. Shengeni i tillë është i rrezikshëm për Kroacinë. Greqia është anëtare e Shengenit, ndërsa ata i vendosin njerëzit në anije dhe nuk e ruajnë kufirin e tyre me Turqinë, që ishte kufiri më i ruajtur në botë", potencoi Millanoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail