Dita e pestë e protestave antiqeveritare në Podgoricë

Podgoricë, 2 tetor 2015 (MIA) - Pesë ditë me radhë po zgjasin protestat antiqeveritare të Frontit Demokratik (FD), liderët dhe ithtarë të shumtë të së cilëve në tenda në Bulevardin "Shën Petri Cetinjski" dhe në parkun e afërt në Podgoricë presin për përmbushjen e kërkesave të kryeministrit, presidentit të shtetit dhe kryetarit të Parlamentit.

Para Parlamentit malazez janë mbi 500 tenda në të cilat janë të vendosura kamperët-protestues, të cilët kërkojnë ndërrimin e Qeverisë së Millo Gjukanoviqit, formimin e një qeverie të re kalimtare dhe shpalljen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në Mal të Zi. Ata e kërkojnë edhe zbatimin e plotë të legjislativës zgjedhore, identifikimin elektronik të votuesve, listë zgjedhore të korrigjuar, kontrollin e të gjitha resurseve shtetërore dhe të shërbimeve të sigurisë si dhe trajtim të drejtpërdrejtë të Servisit publik.

"Duhet ta dinë se nuk kemi për qëllim të shkojmë që këtu derisa nuk na plotësohen qëllimet", deklaroi deputeti i Frontit demokratik, i cili e drejton protestën, Mullitin Gjukanoviq.

Shërbimi komunal porositi se do të intervenojë dhe se nesër do ta heqë skenën para Parlamentit. Por, vendimi nuk ka të bëjë me tendat e protestuesve. Tani për tani nuk ka tensione edhe pse protestën e sigurojnë forca të shumta policore me automjete të blinduara. Në çatinë e Parlamentit ka pjesëtarë të policisë speciale.

FD ka mbështetjen e 20.000 njerëzve, ndërsa në protesta theksohen flamuj të Malit të Zi, Serbisë, Rusisë, Donjeckut dhe të Greqisë, si dhe transparentë në të cilët shkruan: "Diktatorit i ka ardhur fundi", "Është fundi Millo", "Ik Millo", "Millo, turp të kesh, shkele gjithçka njerëzore", "Kërkojmë dorëheqje".

Krahas liderëve të FD-së në protesta morën pjesë edhe njerëzit e parë të Partisë popullore socialiste (PPS), Sërgjan Miliq dhe Aleksandar Damjanoviq, si dhe një grup i deputetëve të pavarur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail