Konferencë ballkanike për refugjatët në Luksemburg

Bruksel, 5 tetor 2015 (MIA) - Konferenca ballkanike për rutën e migrimit, që të enjten në organizim të Këshillit të Bashkimit Evropian do të mbahet në Luksemburg, nuk do të sjellë formimin e "pikave të nxehta" për pranimin dhe regjistrimin e refugjatëve në Maqedoni, Serbi dhe në vendet e tjera, që nuk janë pjesë e Unionit, por janë të rutës.

Këtë sot për MIA e konfirmoi burimi nga Brukseli, sipas të cilit, në ketë konferencë vetëm do të miratohet deklarata për bashkëpunimin e ngushtë të vendeve nëpër të cilat transitojnë refugjatët nga bota arabe. Lidhur me shtetet nga Ballkani Perëndimor, janë paralajmëruar të holla të reja për ndihmën humanitare, por edhe mundësi për të mbetur një pjesë e refugjatëve në territorin e tyre.

Ministrat e punëve të brendshme dhe të jashtme të shteteve anëtare të BE-së, së bashku me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federika Mogerini, të enjten në mbrëmje në Luksemburg do t'i presin ministrat e Maqedonisë Nikolla Popovskin dhe Mitko Çavkovin, por edhe shefat e policive të tjera dhe ministrat e vendeve kandidate dhe vendeve për kandidat potenciale për anëtarësim nga Ballkani (Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri), ku më pas do të miratohen Deklarata e përbashkët për trajtimin e krizës së refugjatëve.

Tre pikat kryesore do të jenë në tavolinë për tre ditë në Luksemburg, dhe ato janë akomodimi dhe ballafaqimi me refugjatët në vendet fqinje të Sirisë - Turqi, Liban dhe Jordani, të cilët janë në linjën e parë ("A"). Pastaj, vendet e tranzitit (Ballkani Perëndimor) përmes të cilave refugjatët transitojnë për në BE (Pika "B") dhe e treta, bashkësia ndërkombëtare për të kontribuar në planin politik për zgjidhje të konfliktit në Siri, dhe edhe përpjekjet për të trajtuar, si dhe përpjekjet financiare për akomodimin e refugjatët në vendet që i kanë nikoqir.

Përndryshe, deklarata e cila më vonë do të miratohet ka katër seksione kryesore: hyrje, analizë dhe parimeve, dallimi në mes të vendeve të cilat më shumë se katër vite ballafaqohen me refugjatë, me ata që janë në rrugën e tranzicionit dhe gjendja e vendeve ku ato mbërrijnë në BE. Qëllimi, sipas burimit nga BE-ja është respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut dhe nevoja për mbrojtje ndërkombëtare të refugjatëve, si dhe të atyre që nuk kanë mbrojtje ndërkombëtare, që të munden të kthehen për shkak se ka disa që nuk janë refugjatë, kështu që do të duhet të kthehen në vendet e origjinës.

BE-ja planifikon ndihmë të drejtpërdrejtë në Jordani, Liban dhe Turqi, vende fqinje të Sirisë, ku ka fluksin më të madh të refugjatëve. Pastaj, planifikon mbështetjen e vendet nikoqire dhe bashkësive, informata dhe regjistrimi i refugjatëve, qasje në shërbime, si në arsim dhe në tregun e punës në mënyrë që ata ta dinë se ata janë pranuar.

Aksioni i dytë është mbështetje për vendet në transicion, mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë, ndërsa këtu bën pjesë ndihma humanitare e vendeve nga kjo rutë, ndërtimi i kapaciteteve për vendosje, përforcim dhe menaxhment të kufijve dhe regjistrimi, koordinimi rjaonal dhe këmbimi i informatave.

Bashkimi Evropian do të kërkojë edhe mundësi të shohë nëse mund t'i rrisë rajonet e satbilitteit në vendet me konflikt përmes mbështetjes së autoriteteve lokale dhe etablimit të shërbimeve publike, ku është e mundur kjo. Ndërkaq, kyçe është përkushtimi i vendeve të prejardhjes me emigrantë të rregullt, shumë prej tyre të cilët transitojnë kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, por disa janë edhe emigrantë ekonomik dhe për këtë arsye me vendet e origjinës do të bëhet bashkëpunimi në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen me riatdhesim.

Pika kyçe në Deklaratën që të enjten me BE-në dhe vendet e fqinjësisë do ta nënshkruajnë edhe minsitriat nga Maqedonia, Poposki dhe Çavkov, është "solidaritet, bashkëpërgjegjësi në përballje dhe menaxhim me valën e refugjatëve dhe punë e përbashkët dhe ndërlidhje".

Në pyetjen konkrete nëse do të bisedohet për vendosjen e të ashtuquajturave "pika të nxehta" për pranim dhe regjistrim të refugjatëve edhe në Maqedoni dhe Serbi, si vende që ndodhen në rutën kryesore të emigrantëve, por nuk janë anëtare të BE-së, burimi nga Brukseli mohon, duke cekur se kjo nuk mund të bëhet për shkaqe legale.

Për arsye se vendet ballkanike janë kyçe për këtë konferencë, ceket se Brukseli dëshiron më gjerësisht të shihet ndaj çështjes me regjistrimin e refugjatëve. Sipas burimit nga Unioni, vendet nga Ballkani Peërnidmor duhet të ndërmarrin përgjegjësi, kontroll të kufijve dhe regjistrim. Qëllimi i BE-së është që të gjitha vendet nga ruta e emigrantëve të duhet të ndërmarrin përgjegjësi.

Në kontekst të tërë kësaj, BE-ja planifikon mbështetje serioze financiare, nga e cila prëfitim do të ketë edhe Maqedonia. Njëherit, krahas 24 milionë eurove të premtuara për vendin tonë, plus 17 milionë euro që do të ndahen me Serbinë, për këtë vit dhe tjetrin, Brukseli ka caktuar rreth 500 milionë euro pë ndihmë humanitare.

Plani aksional për zgjidhje të problemit të refugjatëve përmban faza të ndryshme, por Unioni prt kontribut ndërkombëtar që të përmirësohen kushtet e pritjes në vendet e transitit, të hapet pespektivë më e lartë për sistemim dhe të evitohet që refugjatët të vazhdojnë të shfrytëzojnë rrugë jo të rregullta, por këtë ta bëjnë përmes rrugëve të rregullta. Sipas burimit nga Unioni, koncepti i "pikave të nxehta" është i lidhur nga afër me risistemimin e refugjatëve dhe kjo është brenda në BE.

Sipas tij, qëllimi i Deklaratës që do të miratohet të enjten është që të sigurojë që të gjitha vendet të sillen në mënyrë të koordinuar dhe kooperative.Bashkëpunimi për qarkullim normal të njerëzve, kontrolli i fluksit të njerëzve të cilët vijnë në kufij dhe qasja me tensione të lehtësohet. Fryma dhe qëllimi është bashkëpunim dhe bashkëpërgjegjësis dhe menaxhment. Për BE-në, ky është problem ndërkombëtar, por edhe evropian dhe duhet të tregohet përgjegjësi.

Lidhur me mbështetjen e vendeve ballkanike, BE-ja ka dy lloje të mbështetjes: ndihmë speciale prej 10 milionë euro për prekje të problemeve për Serbinë dhe Maqedoninë dhe kjo është ndihmë që do të jetë më shumë se rast humanitar për refugjatët dhe me masa strukturuese për rritje të kapaciteteve të të autoriteteve që të ballafaqohen me  këtë fluks emigrantësh. Ndihma e dytë është nga Instrumenti për ndihmë parainkuadruese (IPA), i cili ka program rajonal prej tetë milionë euro për azil dhe politikë migruese. Për Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi, kjo është ndihmë që të vendoset kornizë legale dhe më mirë të menaxhohen kufijtë dhe ngjashëm. Në fakt, këto janë ato rreth 17 milionë euro që para dy viteve i caktoi Komisioni Evropian për Maqedoninë dhe Serbinë.

Përndryshe, burimi ynë nga BE-ja konfirmon se në Deklaratën e Konferencës ballkanike për rutën migruese të enjten lidhur me risistemimin e refugjatëve nuk do të ketë propozim të ri në tryezë. Sipas tij, në dy paragrafe të Deklaratës do të theksohet edhe risistemimi, për shkak se Këshilli i Unionit është i vetëdijshëm se partnerët që i fton në konferencë kanë qëndrime të ndryshme. Megjithatë, nga Bruksel nuk fshehin se, si hap i parë në proces, shpërnguljen edhe jashtë kufijve të BE-së është "një nga idetë në të cilën partnerët dëshirojnë të kthehen, domethënë me diversifikimin e kanaleve dhe rutave të Ballkanit Perëndimor, Jordanit, Turqisë dhe Libanit".

Me këtë konfirmohen informatat paraprake të MIA-s se Brukseli mendon se si të mbajë një pjesë të refugjatëve nga bota arabe dhe në territorin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përqëndrim në Maqedoni dhe Serbi. Vallë përmes rsistemimit ose refuzimit të një pjese të vendeve të BE-së që janë në rutën transitore të pranojnë një pjesë të refugjatëve, megjithatë, është e qartë se planifikohet që Ballkani Perëndimor të mos jetë vetëm hapësirë transitore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail