Parlamenti grek debaton për politikat e Qeverisë së Ciprasit

Athinë, 6 tetor 2015 (MIA) - Kryeministri grek Aleksis Cipras theksoi se njëzet muajt e ardhshëm  do të jenë kyç në zbatimin e prioriteteve të Qeverisë së tij, me qëllim që të kthehet likuiditeti dhe vendi sërish të fitojë qasje deri te tregjet.

Në fjalimin e mbrëmshëm hyrës në Parlament, Cipras, gjithashtu, theksoi se ai do të vazhdojë me bashkëpunim më të madh me "forcat progresive", duke pohuar se nevojitet konsensus i mundur më i gjërë.

Kryeministri grek nënvizoi tre prioritete të drejtëpërdrejta të Qeverisë së koalicionit të tij, gjegjësisht zvogëlim të borxhit me mundësi për prolongim të pagesave, ulje të normave të interesit dhe vendosje të klauzolës për rritje dhe grejs periudhë të gjatë, dhe rikapitalizim të bankave dhe formim të trupit të posaçëm i cili do të ketë për detyrë të krijojë kornizë të domosdoshme për tërheqje të investimeve private dhe nxitje të brendeve vendore dhe sipërmarrësve.

Cipras i theksoi edhe katër sfidat e mëdha, me të cilat qeveria e tij do të duhet të ballafaqohet në të njejtën kohë. Ato u dedikohen "kredive të kuqe (të këqia)", rregllimit të tregut të punës (kthim të marrëveshjeve kolektive dhe dispozitat për mbrojtje), prezantim të planit real me qëllim të elektrodistribuimi dhe operatori i pavarur për transmetim të energjisë (DEI dhe ADMIE) tëqëndrojnë në pronësi publike dhe krijim të Fondit të ri për privatizim.

Kryeministri grek, gjithashtu, publikoi se TVSH kontroverse prej 23 për qind në arsim do të pezullohetderi nga mesi i nëntorit, afat deri kur do të duhet të mendohen masa altrnative me efekt të njejtë të ardhurave. Për krizën me refugjatët dhe migrantët Cipras theksoi se rregullativa "Dublin 3" duhet të rishqyrtohet dhe informoi se një ishujt grekë do të hapen "pika" për refugjatët dhe migantët të cilët mbërrijnë atje.

Debati parlamentar për  politikat e Qeverisë greke vazhdon edhe sot dhe do të përfundojë nesër në mesnatë me votim të besimit të Kabinetit të Ciprasit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail