Turqia pret fluks prej një milion refugjatëve pas sulmeve ruse në Siri

Ankara, 6 tetor 2015 (MIA) - Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtullush deklaroi se sulmet ajrore ruse në Siri, të cilët e kanë prishur bilancin e  forcave në rajonet e dendura me popullatë do të çojnë deri në fluks masiv të refugjatëve sirian në Turqi, me ç'rast numri i tyre mund të arrijë një milion persona, shkruan "Hyrijet dejli njuz".

"Pjesa perëndimore e Sirisë është rajon me numër më të madh të banorëve", theksi Kurtullmash, duke theksuar se atje gjenden qytetet Damask, Homs, hama, Alepo dhe Latakia.

Ai theksoi se për momentin atje ka balanc të forcave dhe zhvillohet luftë e shumanshme qytetare.

"Çdo intervenim shtesë atje, veçanërisht intervenimi i Rusisë dhe bombardimet e saj në pozitat e përfaqësuesve mesatar të opozitës do ta përforcojnë regjimin. Në këtë rast, regjimi dalëngadalë do ta përforcojë presionin e tij dhe do t'i intensifikojë sulmet", tha zëvendëskryeministri turk.

Sipas tij në këtë rast ndryshimet në balancin në ato vende të dendura me popullatë do të çojnë deri në fluks të qindra mijëra, ndoshta edhe mbi miliona refugjatë drejt Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail