Plevneliev: Bullgaria është për integrim të Ballkanit Perëndimor në BE

Sofje, 7 tetor 2015 (MIA) - Bullgaria angazhohet për bashkëpunim aktiv në rajonin ballkanik dhe për integrim të të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor në BE, deklaroi sot në Sofje presidenti bullgar Rosen Plevneliev.

Në fjalimin në Biznes forumin bullgaro-shqiptar në Sofje, në të cilin merr pjesë edhe kolegu i tij shqiptar Bujar Nishani, Plevneliev theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve tregtaro-ekonomike midis shteteve nga Gadishulli ballkanik është me rëndësi kyçe për Bullgarinë.

"Bullgaria i ndihmon Shqipërisë. Ne jemi të gatshëm që në të ardhmen ta thellojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet e mundshme", deklaroi Plevneliev.

Siç njofton BTA, ai theksoi edhe se Bullgaria është e gatshme t'i ndihmojë Shqipërisë me përvojën e saj në procesin e eurointegrimit.

"Bullgaria sot është shembull për shfrytëzim korrekt dhe efikas të eurofondeve", theksoi Plevneliev në fjalim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail