Kuvendi i Bullgarisë e hodhi poshtë propozimin për rishqyrtimin e sanksioneve drejt Rusisë

Sofje, 7 tetor 2015 (MIA) - Kuvendi Popullor bullgar sot e mori propozimin e Partisë Socialiste opozitare bullgare (BSP) për rishqyrtimin e vendimit për vendosjen e sanksioneve drejt Rusisë, për shkak të konfliktit në Ukrainë.

"Për" votuan 52 deputetë për propozimin e koalicionit BSP Bullgaria majtiste, 47 ishin "kundër", ndërsa 31 ishin "të përmbajtur", me çka iniciativa nuk u pranua.

Për mbështetjen e propozimit u deklaruan deputetët opozitar të koalicionit të BSP-së dhe partia Ataka, por edhe deputetët popullor nga radhët e Alternativës qeveritare për rilindje bullgare (ABV) Fronti partiak. Deputetët e partive qeveritare Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB) dhe Blloku reformator (BR) dhe i Lëvizjes opozitare për të drejtat dhe liritë (SPS) dhe Qendra demokratike bullgare (BDC) u deklaruan kundër ose të përmbajtur.

Me iniciativën është paraparë që Qeveria bullgare të përgatisë plan për heqje në faza të sanksioneve drejt Rusisë dhe njëherit u propozua që Parlamenti të deklarohet kundër sanksioneve të reja drejt Moskës dhe kundër kundërsanksioneve ruse drejt vendeve të BE-së.

Lideri i BSP-së, Mihail Mikov deklaroi se iniciativa e tillë është aktuale, sepse edhe shumë politikanë evropian kanë vlerësuar se sanksionet drejt Rusisë janë joefikase dhe negativisht ndikojnë në marrëdhëniet me Moskën.

Sipas tij, Bullgaria vuan dëme më të mëdha nga sanksionet ndaj Rusisë, që veçanërisht pasqyrohen në sektorin për përpunim të qumështit dhe në turizëm, i cili këtë vit ka shënuar ulje te numri i turistëve rusë për 40 për qind.

Deputeti Martin Dimitrov nga Blloku reformator, i cili ishte kundër propozimit, vlerësoi se sanksionet nuk janë vendosur në mënyrë të paarsyeshme, duke theksuar se Rusia është përgjegjëse për qortim të dhunshëm në kufijtë e Ukrainës dhe për agresionin e Krimesë.

"Nëse deklarohet kundër sanksioneve, Bullgaria do të mbetet 'Kali i Trojës' në BE", tha Dimitrov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail