Pesëmbëdhjetë policë janë plagosur në protestat e mbrëmshme të "Vetëvendosjes" në Prishtinë

Prishtinë, 13 tetor 2015 (MIA) - Policia e Kosovës kumtoi se 15 policë dhe një civil janë plagosur gjatë protestave të mbrëmshme të Lëvizjes "Vetvendosja", të organizuara pas arrestimit të deputetit Albin Kurti, transmetuan mediat kosovare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka sqaruar se deri tani, si pasojë e dhunës së djeshme janë të lënduar 15 policë, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, si dhe një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve

Sipas Kelanit, tetë  persona janë shoqëruar për në stacionin policor. Derisa, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte policore, shoqërore dhe private.

Një veturë është djegur pranë Prokurorisë dhe disa të tjera janë të dëmtuara, transmeton Indeksonline.

"Deri tani 15 policë janë të lënduar si pasojë e dhunës së protestuesve, prej tyre 3 dhe po ashtu një qytetar i lënduar nga dhuna e protestuesve. 8 persona të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor. Janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte policore, shoqërore dhe private. Një djegie e veturës pranë Prokurorisë dhe disa të tjera të dëmtuara", ka sqaruar Kelani.

Kelani gjithashtu ka deklaruar se Kurti është liruar pas mesnate.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail