Parlamenti i Kosovës ratifikoi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me BE-në

Prishtinë, 2 nëntor 2015 (MIA) - Parlamenti i Kosovës sot e miratoi ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian.

Ligji u miratua pa vota të deputetëve opozitarë, të cilët morën pjesë në parashtrimin e propozim ligjit, por para votimit u larguan nga salla parlamentare.

86 deputetët të tjerë (nga gjithsej 120) njëzëri u deklaruan "pro" ratifikimit të marrëveshjes me BE-në.

Duke e prezantuar propozim ligjin, ministri për Integrim Evropian Bekim Çolaku vlerësoi se kjo është seanca më e rëndësishme e Parlamentit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së vendit, duke deklaruar se Kosova është e gatshme t'i plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE.

Siç transmetojnë medit kosovare, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian është një momenti i rëndësishëm për Kosovën dhe për të ardhmen e saj evropiane.

"Sot u bashkuam, pavarësisht dallimeve tona e orientimit tonë politik, të përgjegjshëm për peshën historike të këtij momenti. E hodhëm bashkërisht këtë hap jetik për qytetarët e Republikës së Kosovës, për forcimin e perspektivës evropiane të shtetit tonë dhe nisëm rrugën e pakthyeshme për ta bërë Kosovën anëtare të Bashkimit Evropian", ka thënë Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

"“Ky rrugëtim vazhdon të jetë plot sakrifica dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm për listën e gjatë të prioriteteve që na presin për ta bërë Republikën e Kosovës vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian", ka thënë pos tjerash Jahjaga.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail