Gazetarët turq akuzohen për spiunim pasi që kanë zbuluar se dërgohen armë për SHI

Stamboll, 27 nëntor 2015 (MIA) - Kryeredaktori i gazetës turke "Xhumhyriet", Kan Dundar dhe korrespondenti i gazetës nga Ankaraja, Erdem Gyl, akuzohen për spiunim dhe për lidhshmëri me Lëvizjen e Fetullah Gylen.

Dy gazetarët e akuzuar i hedhin poshtë akuzat, por nëse në gjykim shpallen fajtorë, do të ballafaqohen me burg të përjetshëm. Dundar dhe Gyl akuzohen pasi që kanë publikuar një shkresë në "Xhumhyriet" në të cilën zbulohet se me kamionët e agjencisë turke për zbulim MIT, janë duke u transferuar armë dhe municion në mënyrë të fshehtë për xhihadistët e Shtetit Islamik (SHI) në Siri.

Në kamionët, të cilët janë ndaluar nga shërbimi kufitar turk, në kufirin me Sirinë, në deklaratën zyrtare të doganës është regjistruar se po bartet "ndihmë humanitare" për popullatën siriane.

Krahas shkresës, gazeta publikoi edhe video nga zbulimi i armëve të fshehta.

Në filmime shihet se si policët turq i ndalojnë kamionët, me të cilët kanë udhëtuar edhe forcat e njësitit operativ të MIT, ndërsa më pas se si në kutitë me "ndihmë humanitare" i zbulojnë armët e fshehura.

Zbulimi i "Xhumhyriet" dhe video materiali shkaktuan stuhi politike në Turqi, ndërsa në mediat e huaja ky ishte rast që të hapet çështja për involvimin e Turqisë në konfliktin sirian dhe në rrëzimin e presidentit, Bashar al Asad.

Njëri prej kamionëve është ndaluar nga policia, por të tjerët, nën presionin e forcave të njestit operativ MIT, kanë vazhduar më tej dhe kanë hyrë në Siri.

Qeveria në Ankara i përgënjeshtroi pohimet se bashkëpunon me SHI-në ndërsa autoritetet i dënuan dhe ndërruan të gjithë personat zyrtarë të cilët e nxorën aferën.

Më pas autoritetet pohonin se armët kanë qenë për milicitë dhe grupet e turkmenëve, të cilët janë grup etnik turk në Siri të cilët luftojnë kundër forcave të Asadit, në të cilat nuk janë xhihadistë dhe pjesë e SHI-së.

Presidenti Taip Erdogan i cili gjatë skandalit ishte kryeministër, ngriti padi personale kundër gazetës për "shpifje".

Akuzat për spiunim të kryeredaktorit të njërës prej gazetave kryesore turke dhe të edhe një gazetari, shkaktoi reagim të ashpër në organizatën "Reporterë pa kufij" në të cilën përkujtohet se autoritetet turke i janë ekspozuar një presioni të fuqishëm, për shkak të mosrespektimit të lirisë së mediave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail