Erdogan: Agresion është çdo rrëzim i aeroplanëve turq gjatë shkeljes së hapësirës ajrore në Siri

Nju-Jork, 27 nëntor 2015 (MIA) - Ankaraja do ta konsiderojë për agresion situatën në të cilën një aeroplan i saj luftarak do ta shkelë hapësirën ajrore të Sirisë dhe rrëzohet nga raketë antiajrore ruse, deklaroi presidenti rus Rexhep Taip Erdogan në intervistën për televizionin CNN, një pjesë e së cilës është transmetuar dje, njofton TASS.

"Incident i këtillë është i mundur dhe ai do të na detyrojë të ndërmarrim masa të cilat pa kusht nuk shqyrtohen", deklaroi Erdogan. "Kuptohet, ky do të jetë agresion kundër të drejtës sonë të sovranitetit dhe për shtetin është e natyrshme që ta mbrojë këtë të drejtë", theksoi kryeministri turk.

Erdogan në intervistë beson se Turqia nuk dëshiron eskalim në rajon.

"Ne nuk dëshirojmë që të marrim pjesë në atë. Por ata të cilët qëndrojnë në anën e Sirisë dhe kontribuojnë për rritje të tensioneve, sipas meje e mbajnë përgjegjësinë për atë, nënvizoi shefi i shtetit".

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse transferimin nga Rusia në Siri i kompleksit raketor S-400 "riumf" e vlerëson si kërcënim për Turqinë dhe anëtaret e tjera të koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja, Erdogan vërejti se "Rusia që moti i jep Sirisë mbështetje në fushën e mbrojtjes, që nga koha e sundimit të babait të Bashar al Asadit, Hafez el-Asad, Rusia, Sirisë i shet ose i jep sisteme të këtilla raketore. Është e pamundur që të pohohet se kjo nuk është bërë në vitin e kaluar".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail