Stoltenberg: Të gjitha vendet e NATO-s e përkrahin Turqinë

Bruksel, 30 nëntor 2015 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri  i Turqisë Ahmet Davutogllu në takimin e sotëm biseduan për çështje të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe krizën në Siri dhe incidentin e javës së kaluar, rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus. 

"Të gjitha vendet-anëtare të NATO-s e përkrahin të drejtën turke që të mbrojë integritetin e saj territorial dhe hapësirën ajrore", deklaroi Stoltenberg pas takimit në selinë e Aleancës. 

Ai shtoi se i përkrah përpjekjet e Ankarasë që të vendosë  kontakt me Moskën dhe qetësimin e situatës. 

"Është e rëndësishme që të qetësohen tensionet", theksoi Stoltenberg. 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s  theksoi se në të ardhmen duhet që të shmangen situata të ngjashme. 

"Incidenti i javës së kaluar tregoi se është e rëndësishme që të përforcohet mekanizmi ndërkombëtar që të ndërtohet stabilitet, transparencë dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet tona me Rusinë. Kjo është e rëndësisë kyçe që të ulet rreziku nga incidente dhe fatkeqësi", citoi Stoltenberg. 

Çështjet për uljen e rreziqeve dhe transparencëa e aktiviteteve ushatarake do të shqyrtohen në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s, që do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor. 

Stoltenberg apeloi  që edhe Rusia të ketë rol konstruktiv në Siri në luftën kundër Shtetit Islamik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail