Ambasadorët e anëtarëve të NATO-s rekomandojnë që Mali i Zi të hyjë në Aleancë

Podgoricë, 30 nëntor 2015 (MIA) - Ambasadorët e anëtarëve të NATO-s u rekomanduan sot shefave të diplomacive që ta ftojnë Malin e Zi në NATO, kumtoi ambasadori i Sllovakisë në Aleancë, Tomash Valashek.

Megjithatë, siç kumtoi, Mali i Zi nuk duhet të festojë ende pasi vendimin përfundimtar e marrin ministrat e Punëve të Jashtme.

Valashek kumtoi se shpreson se NATO do t'i vlerësoj[ reformat që i ka zbatuar Mali i Zi, të cilat sipas tij janë impresinuese.

Vendimi për ftesën e Malit të Zi që të përfshihet në NATO do të merret të mërkurën, më 2 dhjetor, njoftoi televizioni shtetëror i Malit të Zi.

Siç theksohet, këtë informatë do ta konfirmojë edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në konferencën e sotme për shtyp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail