Mbi 120 qytetarë të Kosovës të cilët kanë luftuar për SHI-në janë kthyer në Kosovë

Prishtinë, 30 nëntor 2015 (MIA) - Mbi 120 shtetas kosovarë, të cilët kanë luftuar në anën e "Shtetit Islamik, janë kthyer në Kosovë, njoftojnë mediet kosovare.

Këtë e deklaroi zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, duke theksuar se numri i personave që besohet se kanë qenë në zonën e konfliktit që nga viti 2011 e deri më tani dhe të cilët janë kthyer në Kosovë është mbi 120.

Burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se institucionet përgjegjëse, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe mekanizmat tjerë relevantë, janë duke përcjellë në detaje aktivitetet e kosovarëve, të cilët në kohë të ndryshme kanë qenë në Siri e Irak e që janë kthyer në Kosovë.

Masat e sigurisë në Kosovë janë shtuar edhe pas sulmeve të fundit terroriste në fillim të këtij muaji në Paris, me ç'rast vdiqën rreth 130 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail