Cakalotos: "Grekzit" ende në rend dite

Athinë, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Solidariteti është i rëndësishëm edhe në çështjet financiare, njejtë si edhe në krizën e refugjstëve, theksoi minsitri grek i Financave, Euklid Cakalotos në fjalimin që e mbajti në Konferencën e 26-të vjetore kushtuar ekonomisë greke, organizuar nga ane e Odës ekonomike amerikano-greke.

"Kredibiliteti i vendit nuk mundet vazhdimisht të jetë kontestues", theksoi ai dhe u bëri thirrje partnerëve evropianë të Greqisë, posaçërisht atyre në pjesën veriore të Evropës, të qëndrojnë në shenjë solidariteti, siç kanë ndaj refugjatëve.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, Cakalotos theksoi se shtyerja në miratimin e rezolutës për borxhin do të shtyejnë vendim të rëndësishëm për ekonominë greke, duke shtuar se nuk do të ektë kurfarë investime derisa kërcënimi nga "Grekziti" është ende në rend dite.

Ministri i Financave, mes tjerash, përshkruajti edhe planin prej tre hapave me qëllim që të tejkalohet paqartësia politike dhe financiare deri në mars të vitit 2016. Kjo prëfshin derikapitalizimin e katër bankave të sistemit në Greqi, prëfundim të suksesshëm të vlerësimit të parë nga programi për ndihmë financiare dhe inicimi i diskutimit për borxhin.

Cakalotos gjithashtu theksoi se ka "lodhje nga reformat" në Greqi dhe në disa vende të tjera evropiane, duke shtuar se është shumë me rëndësi që njerëzit fillimisht të mund t'i shohin prëfitimet nga reformat para së të zbatohen të rejat.

Ai sqaroi se në mënyrë që të jepet shpresë, është i domosdoshëm bilanc i ri ndër,jet aspektet financiare dhe sociale nga marrëveshja për ndihmën financiare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail