NATO-ja do ta publikojë vendimin për pranimin e Malit të Zi

Bruksel, 2 dhjetor 2015 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s sot në Bruksel do ta publikojnë vendimin e tyre për dhënien e ftesës për anëtarësim të Malit të Zi në Aleancë.

Radiotelevizioni i Malit të Zi (RTCG), duke iu referuar burimeve të paemëruara në Bruksel, dje lajmëroi se shefat e diplomacive të 28 vendeve-anëtare të NATO-s kanë arritur marrëveshje për pranimin e Malit të Zi.

Për paradite është caktuar konferencë për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, në të cilën ai duhet ta kumtojë vendimin e ministrave.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Valter Shtajnmmajer dje deklaroi se Mali i Zi "duhet të jetë inkurajues" me debatin rreth vendimit për pranimin e tij në NATO.

"Pozita rreth Gjermanisë është e qartë. Ne e mbështesim dërgimin e ftesës deri te Mali i Zi dhe mendoj se edhe kolegët e mi janë në linjën e njëjtë", deklaroi Shtajnmaer në margjinat e takimit ministror dyditor, që filloi dje.

Ambasadori i SHBA-së në NATO Dagllas Lut megjithatë deklaroi se pavarësisht vendimit për Malin e Zi, duhet të merret parasysh se "ekzistojnë edhe tre vende të cilat shprehën qëllim të qartë për përfshirje drejt Aleancës".

"Mendoj se ministrat do të bisedojnë edhe për përparimin e tre kandidatëve të tjerë. Ato janë Gjeorgjia, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia", tha Lut para fillimit të takimit.

Përndryshe, temat kryesore të ditës së parë të takimit ministror të NATO-s ishin situata në Afganistan dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail