Mali i Zi mori ftesë për anëtarësim në NATO

Bruksel, 2 dhjetor 2015 (MIA) - NATO-ja i bëri thirrje Malit të Zi të bëhet anëtarja e 29-të e Aleancës.

"Ky vendim historik për fillimin e negociatave për anëtarësim me malin e Zi u soll unanimisht nga 28 ministrat e punëve të jashtme të NATO-s në takimin në Bruksel. Politika e NATO-s për dyer të hapura ka për qëllim përhapjen e stabilitetit, sigurisë dhe vlerave demokratike në të cilat bazohet Aleanca. Të gjithë bëhemi më të fuqishëm dhe më stabil me atë që e mbajmë derën tonë të hapur", deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s duke e hapur takimin e shefave të diplomacive të shteteve anëtare.

Mali i Zi pas negociatave do të bëhet anëtarja e 29-të e NATO-s.

"Urojmë Qeverinë dhe qytetarët për atë arritje. Kjo është ditë jashtëzakonisht e bukur për Malin e Zi, Ballkanin Perëndimor dhe për Aleancën. Mali i Zi u dëshmua në rrugën për të vendosur mbizotërimin e së drejtës. Prej vitit 2009 bashkëpunojmë me Malin e Zi në Planin e Aksionit për anëtarësim", deklaroi Stoltenberg.

"Sot shohim rezultate konkrete në përkushtimin e Malit të Zi. Megjithatë, ky nuk është fundi i kësaj rruge. Paraprin pjesë e rëndësishme sa i përket adaptimit të sistemit të mbrojtjes, reformave në sundimin e së drejtës dhe përforcimin e mbështetjes së mendimit publik. Këto janë çështje në të cilat do të vazhdojmë të punojmë  gjithnjë derisa hapim kapituj të rinj për anëtarësim dhe gjatë ratifikimit", deklaroi Stoltenberg.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail