Erdogan: Turqia është caku i parë i çdo organizate terroriste

Caku i parë i të gjitha organizatave terroriste, të cilat janë aktive në rajon, është Turqia, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në konferencën vjetore me ambasadorët turq, disa orë pas sulmit në Stamboll me ç'rast jetën e kanë humbur dhjetë persona.

Ai bëri thirrje për unitet të popullit turk në luftën kundër terrorizmit dhe për luftë më vendimtare kundër Shtetit Islamik.

Erdogan theksoi edhe se Ankaraja planifikon ta vazhdojë luftën kundër "organizatës separatiste terroriste" Partia Punëtore Kurde (PKK) në Turqinë Juglindore.

"Për shkak të aksioneve të organizatës terroriste (PKK) janë shkelur të drejtat dhe liritë e miliona qytetarëve tanë, të cilët jetojnë në rajon. Por, jo shteti por grupi terrorist i shkeli të drejtat. Dëshiroj që të dërgoj mesazh deri te gjithë bota: Turqia nuk ka kurrfarë problemi me qytetarët e saj kurdë. Në Turqi nuk ka problem kurd. Problemi i Turqisë sot është problemi me terrorizmin, e jo problem kurd", theksoi Erdogan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail