Davutoglu: Të gjitha viktimat në Stamboll janë të huaj

Ankara, 12 janar 2016 (MIA) - Kryeministri turk Ahmet Davutoglu deklaroi se Shteti Islamik qëndron pas sulmit të sotëm vetëvrasës në Stamboll, ku jetën e humbën 10 persona, të gjithë të huaj, transmeton televizioni turk NTV.

Sipas kryeministrit turk, kryerësi i sulmit është shtetas i huaj, anëtar SHI-së.

"Pavarësisht se nga ku vjen terrorizmi, ai që kryen sulm terrorist bën krim kundër njerëzimit", tha Davutoglu.

Kryeministri më tej theksoi se Turqia është e vendosur për të luftuar kundër grupit luftarak për aq kohë sa ajo nuk pushon të jetë kërcënim për vendin dhe botën, transmetojnë mediat amerikane.

"Të gjitha viktimat në sulmin e sotëm janë të huaj. Këta mysafirë tanë për ne janë të dashur dhe të vlefshëm. Ata kanë ardhur për ta njohur Turqinë", theksoi Davutoglu.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail