"Katimerini": Ballafaqimi me migracionin mund të ndihmojë në revizionin e ndihmës financiare

Athinë, 2 shkurt 2016 (MIA) - Autoritetet greke po luftojnë që në afatin më të shkurtër të mundshëm të vendosin skrining qendra për migrantë dhe refugjatë, pasi që diplomacia gjermane qartë ia bëri me dije Athinës se menaxhimi më efikas me krizën e refugjatëve mund të ndihmojë në revizionin e marrëveshjes për ndihmën e tretë financiare për vendin, kupton "Katimerini".

Sipas burimeve të gazetës, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit Aleksis Cipras, se suksesi në luftën kundër krizës me migrantët mund t'i rrisë shanset e vendit për avancim me revizionin, për të cilin Athina mund të shpresojë se mund ta lehtësojë rrugën për bisedime për borxhin.

Burim i afërt me Ciprasin, i cili ka marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve qeveritarë për krizën e refugjatëve që u mbajt uikendin e kaluar, për "Katimerini"-n ka deklaruar se pikëpamjet për "zgjidhje evropiane" të krizës së migrantëve dhe çështja për Shengen "mbetet gjithnjë e më larg" duke pasur parasysh atë që qeveritë e BE-së po ballafaqohen me reagime të ashpra nga popujet e vet për shkak të fluksit të rritur të migrantëve.

Pritet që Cipras të takohet me Merkelin në margjinat e konferencës donatore për Sirinë që do të mbahet në Londër të enjten, në të cilën përgjigjeja greka për krizën e refugjatëve, me siguri, do të jetë temë kyçe e bisedës. Është i mundur edhe takim më i gjërë në të cilin do të merrnin pjesë e kryeministri turk Ahmet Davutogllu, dhe diplomatë të lartë nga vende të tjera evropiane, midis të cilëve edhe Austria dhe Holanda.

Cipras, dje në Athinë u takua me eurokomisarin për migrime Dimitris Avramopulos, të cilin e ka bindur se Ministria e Mbrojtjes, edhe krahas vërejtjeve fillestare, aktivisht do të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes për akomodim të mijëra emigrantëve dhe refugjatëve të cilët mbërrijnë në Greqi. Ai insistoi në atë se, megjithatë, edhe të tjerë duhet ta ndajnë barrën, duke aluduar në vendet e tjera evropiane.

Ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos sot duhet të mbajë konferencë shtypi në të cilën do të shpjegojë se në cilën mënyrë Ministria do të jetë më shumë e involvuar në përgjigjen e Greqisë ndaj krizës së migrantëve, në bashkëpunim me autoritetet e ishujve në pjesën lindore të Detit Egje dhe se si do montohen skrining qendrat, ose pikat e pranimit. Pritet që Kamenos të japë edhe hollësi për dy qendra për "rilokim" të migrantëve në Athinë dhe Selanik, ku do të pranohen dhe regjistrohen migrantët të cilët mbërrijnë nga Turqia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail